Christina Aguilera flet për herë të parë për Britney Spears
Magazina

Christina Aguilera flet për herë të parë për Britney Spears

Christina Aguilera ka thënë se ka respekt dhe admirim për Britney Spears, pasi kishte marrë kritikë nga këngëtarja.

Vitin e kaluar, Spears ishte shprehur tejet e zhgënjyer nga Aguilera si dhe kishte refuzuar të fliste me konservatorin e saj.

Mbikëqyrja nga babai mori fund nëntorin e vitit të kaluar pas fushatës nga fansat dhe çështjet gjyqësore.

Në një intervistë të re, Aguilera u pyet nëse kishte folur së fundmi më Britney.

“Dua të them se do të ishte mirë. Unë jam e hapur gjithmonë për këtë”, tha ajo.

Gjithashtu shtoi: “Çdo grua meriton të ndihet e fuqishme dhe ta zotërojë atë për vete sido që ata e shohin të arsyeshme“.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa