Soreca takim me Llagamin: Konsultime për hartën e re gjyqësore
BKT
Shqipëri

Soreca takim me Llagamin: Konsultime për hartën e re gjyqësore

Ambasadori i BE-së në Shqipëri ka zhvilluar sot një takim me Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Naureda Llagami.

Në fokus të diskutimit ishte harta e re gjyqësore, përmirësimi i efikasiteti të gjykatave si një aspekt kyç i reformës në drejtësi.

Soreca theksoi se, për hartën e re gjyqësore është e rëndësishme të zhvillohen konsultime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara.

“Kënaqësi të informohesha sot nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Naureda Llagami, mbi propozimin e hartës së re gjyqësore. Përmirësimi i efikasitetit të gjykatave është një aspekt kyç i reformës në drejtësi, e mbështetur nga BE. Është e rëndësishme të zhvillohen konsultime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale,” shprehet Soreca.


MË SHUME NGA Shqipëri