“Eurovision 2022”: Kush janë prezantuesit e këtij viti?
Magazina

“Eurovision 2022”: Kush janë prezantuesit e këtij viti?

Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika do të jenë nikoqirë të “Eurovision Song Contest 2022” në Torino dhe lajmet do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të muajit shkurt.

Kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve, Adnkronos, e cila ka cituar disa ‘burime të sakta’.

Thashethemet kanë qarkulluar prej muajsh për yjet e njohur. Nëse Adkronos e ka me të drejtë, këngëtarja Laura dhe Alesaandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre.

Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika

Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, thuhet gjithashtu se është gati për të nënshkruar kontratën.

Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të Sanremos, 2 shkurt, sepse Laura është planifikuar të shfaqet si e ftuar speciale atë mbrëmje.

Prezantuesit e “Eurovision 2022”: Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika

Laura Pausini

Në dhjetor, Dagospia raportoi se Laura – ndër artistet më të njohura italiane në botë – ishte një ndër yjet e preferuar për të mirëpritur kompeticionin muzikor. Ajo ka fituar pothuajse çdo çmim të madh që mund të mendoni – duke përfshirë një çmim MTV Italian Music Awards, Grammy Awards, Latin Grammy Awards dhe Billboard Latin Music Awards.

Ju mund të mbani mend që Laura performoi këngën e saj të nominuar për Oscar “Io Si/Seen” në para-ndejën e Oscars 2021.

Ajo të luajë në një film për Amazon më vonë këtë vit që e konceptoi vetë.

Alessandro Cattelan

Në shtator, drejtori i Rai 1, Stefano Coletta, konfirmoi se Rai ishte në negociata me Alessandro Cattelan për të organizuar konkursin.

Cattelan është shumë i prirur për idenë e organizimit të Eurovisionit.

“Eurovisioni sigurisht që do të ishte një mundësi e shkëlqyer që, nëse ndodh, do të nënkuptonte falënderimin e shumë njerëzve sepse do të ishte një ndërthurje e ngjarjeve me fat. Nga fitorja e Maneskin, nga zgjedhja e Maneskin në Sanremo, nga zbulimi i Maneskin në X Factor, nga Marta Dona që i çoi ata deri atje”.

Cattelan prezantoi X Factor dhe menaxherja e tij është Marta Dona, e cila më parë ka menaxhuar grupin fitues të Eurovisionit.

Mika

Në tetor, Mika dhe ekipi i tij mohuan – për herë të dytë në po aq javë – se ai do të udhëhiqte Eurovisionin.

Mohimi erdhi në një intervistë të publikuar nga gazeta franceze Le Journal du dimanche, pasi një gazetar e pyeti edhe një herë Mikan nëse thashethemet janë të vërteta.

“Vërtet nuk e di se për çfarë po flisni. Duhet të keni lexuar gabim”, tha ai.

Mika është një interpretues dhe personalitet i njohur në Itali. Përveç që njihet si mentor në versionin italian të X Factor , ai ka luajtur gjithashtu në “Stasera Casa Mika”.