16:55 / 25.01.2022
Lazio “sistemon” Muriqin, gati transferimi tek ekipi spanjoll
Mendohej se po priste vetëm një ofertë nga Turqia për tu larguar, por Vedat Muriqi duket se e ka gjetur ekipin e tij të ri.
Sipas asaj që raporton gazetari i famshëm italian, Alfredo Pedulla, sulmuesi shqiptar pritet të transferohet në Spanjë.
Muriqi ka filluar kontaktet e para me ekipin e Mallorcas. Gjithmonë sipas gazetarit të famshëm, negociatat janë duke u zhvilluar për të transferuar yllin e kombëtares kosovare në Spanjë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, të dyja ekipet janë duke diskutuar për formulën e transferimit. Ende nuk bëhet e ditur se çfarë marrëveshje mund të arrijnë të dyja klubet.