Adama Traore gati t’i bashkohet Contes
Sport

Adama Traore gati t’i bashkohet Contes

Te Tottenham janë optimistë për sa i përket transferimit të Adama Traore nën urdhrat e Antonio Conte.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, klubet janë shumë pranë një marrëveshjeje.

I vetmi problem midis dy klubeve lidhet me pesë milionë euro. “Spurs” deri tani kanë arritur të ofrojnë deri në 25 milionë euro. Nga ana tjetër, Wolves kërkon 30 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Megjithatë, gjithmonë sipas prestigjiozes angleze, të dyja klubet janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Shumë shpejt Traore pritet të veshë fanellën e Tottenham dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Conte.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa