Arsenali mbetet i interesuar për Guimaraes
Sport

Arsenali mbetet i interesuar për Guimaraes

Arsenali nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me Bruno Guimaraes nga Lyon, transmeton Telegrafi.

Mesfushori brazilian do të kushtonte të paktën 30 milionë euro (25.1 milionë funte).

Ai është ndjekur nga afër nga klube të tjera si PSG, Man United dhe Spurs.

Arsenali ishte i interesuar për të dy vjet më parë përpara se Lyon ta transferonte nga Atheltico Paranaense.

Lojtari aktualisht është me skuadrën e Brazilit duke u përgatitur për ndeshjet kundër Ekuadorit dhe Paraguait. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa