Greqia shtyn kufizimet për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Greqia shtyn kufizimet për Shqipërinë

Greqia ka shtyrë masat anti-COVID për udhëtarët shqiptarë deri më 7 shkurt 2022.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se të gjithë udhëtarët, edhe nëse janë vaksinuar apo kanë kaluar COVID duhet të paraqesin:

- test PCR të kryer brenda 72 orëve para udhëtimit;

- test të shpejtë kryer brenda 24 orëve para udhëtimit, njofton euronews.albania

Në njoftim vihej në dispozicion dhe formulari i cili duhet plotësuar nga çdo udhëtar që hyn në Greqi.

Kufizimet vlejnë për çdo person mbi 5 vjeç.

Masat ishin shtyrë më parë deri në 24 janar. Sot, një ditë më pas u njoftua shtyrja e dytë.


MË SHUME NGA Shqipëri