A do të kalojë rezoluta kundër rritjes së çmimit të enregjisë
Në emisionin debatues PRIME, të RTK-së, mysafirë janë Eman Rrahmani, deputet nga LVV, Besian Mustafa, nga LDK dhe Pal Lekaj nga AAK, ku trajtojnë problemin e energjisë elektrike, që kohëve të fundit është bërë çështje jetike në vend.
Mes tjerash deputeti nga radhët e LVV-së, Eman Rrahmani, sqaroi për takimin e Kommisionit Parlamentar për Ekonomi, ku sipas tij prezenca e tyre ishte që të marrin inormacione lidhur me gjendjen në terren.
”Ne, si deputetë kemi dhënë rekomandimet tona lidhur me gjendjen që është shkaktuar nga kriza e tanishme energjetike”, shtoi mes tjerash deputeti Rrahmani.
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje deputeti nga radhëte LDK-së, Besian Mustafa, përmendi veriun e vendit, ku qytetarët atje nuk paguajnë energjinë elektrike, që ishte edhe deklaratë e ZRrE-së, ndonëse nuk është faji i kësaj zyreje.
”ZRrE është gjendur para aktit të kryer, sepse borxhet e akumuluara tani duhet paguar nga qytetarët, por është edhe si pasojë e neglizhencës së qeverisë”, theksoi deputeti Mustafa.
Ndërsa deputeti Lekaj shtoi se lidhur me gjendjen e tanishme ne, si grup parlamentar jemi të shqetësuar ndaj vendimit të ZRrE-së, sepse rëndon xhepin e qytetarëve të vendit./RTKLive