20:53 / 25.01.2022
Interi siguron shërbimet e Gosensit, dalin detajet e marrëveshjes
Interi tashmë është shumë pranë përfundimit të goditjes se parë në këtë afat kalimtar dhe ai është reprezentuesi gjerman Robin Gosens.
Lojtari i Atalantës sipas të gjitha mediave italiane është pajtuar mbi kushtet e kontratës me kampionët e Italisë nga e cila do të përfitojë nga 30 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset, transmeton KosovaPress.
Për shërbimet e tij Interi do të paguajë 25 milionë euro dhe ka ofruar kontratë katër vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë.