Osmani: Para 1 viti premtuam se do ta luftonim korrupcionin
Lajme

Osmani: Para 1 viti premtuam se do ta luftonim korrupcionin

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International - ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.