Elton John preket me COVID-19, anulon dy koncerte në SHBA
Magazina

Elton John preket me COVID-19, anulon dy koncerte në SHBA

Elton John u infektua me koronavirus dhe u detyrua të shtyjë dy koncerte lamtumire në Dallas.

John "ka vetëm simptoma të lehta" dhe mezi pret të kthehet së shpejti në skenë dhe të vazhdojë turneun e tij të lamtumirës "Farewell Yellow Brick Road".

Këngëtari 74-vjeç ishte planifikuar të performonte në skenë në Qendrën e American Airlines në Dallas më 25 dhe 26 janar dhe fansat duhet të mbanin biletat e tyre, pasi “datat e reja për koncertet e anuluara do të shpallen së shpejti”.

Muzikanti filloi turin e tij "Farewell Yellow Brick Road" në vitin 2018, duke planifikuar më shumë se 300 koncerte për tri vjet në mbarë botën.

Për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ai shtyu shfaqjet në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për vitin 2020, të cilat vazhduan më 19 janar të këtij viti në New Orleans, si dhe koncerte janë planifikuar edhe në Hjuston, Çikago, Detroit, Toronto, Nju Jork dhe Majami. 

Më herët, John njoftoi se do të shtynte koncertet evropiane në turneun e tij botëror deri në vitin 2023, në mënyrë që të mund të operonte një ijë të dëmtuar, përcjell AP.