Celine Dion nuk mund të ngrihet as nga shtrati
BKT
Magazina

Celine Dion nuk mund të ngrihet as nga shtrati

Pas disa muajsh trajtimi, fansat kishin shpresuar që këngëtarja do të rikthehej në skenë, por ajo anuloi sërish koncertet dhe shoqja e saj pretendon se Celine është e shtrirë dhe nuk lëviz nga shtrati për shkak të dhimbjeve.

Në tetor të vitit të kaluar, diva kanadeze e muzikës Celine Dion trishtoi fansat në mbarë botën kur anuloi koncertet e saj të shumëpritur në Las Vegas dhe së fundmi iu desh të anulonte një vazhdim të turneut të saj në Amerikën e Veriut. Shkak janë bërë problemet e saj shëndetësore të cilat sipas shoqes së saj e kanë lidhur për krevati.

Celine vuan prej disa kohësh, siç shkruajnë mediat, “ngërçet e forta dhe të vazhdueshme të muskujve” dhe gjendja e saj nuk po përmirësohet. Përveç kësaj, këngëtarja ndihet më keq.

“Duket se askush nuk e di se çfarë nuk shkon. Ajo është absolutisht e thyer që i është dashur të anulojë koncertet, është shumë e mërzitur për këtë situatë. Ajo ka qenë gjithmonë e shëndetshme. Familja e saj është duke u rikuperuar nga tronditja fillestare, veçanërisht tre djemtë e saj, të cilët humbën babanë e tyre gjashtë vjet më parë”, tha shoqja e Celine, e cila vendosi të mbetet anonim.

Sipas Neës.in, ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati dhe shoqja e saj ka treguar se dhimbja në këmbë dhe në shputa me të cilat po lufton këngëtarja është aq e fortë sa e paralizon plotësisht. Celine, siç shtoi ajo, humbi peshë dukshëm, kështu që për të bëhet gjithnjë e më e vështirë të kujdeset për fëmijët.

Së fundmi u zbulua se puna e këngëtares ka ndikuar në përkeqësimin deri diku të gjendjes së saj.

“Ajo dëshiron të performojë në nivelin më të lartë dhe orari i saj i ngjeshur do t’i bënte të gjithë. Ajo është e fortë, por nuk është Supermen”, tha një burim i paidentifikuar pranë Celine Dion.

Ndryshe, ajo ka dashur me çdo kusht ta realizoj turneun e saj, por gjendja shëndetësore e saj nuk ia lejoi atë.


MË SHUME NGA Magazina