Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja
BKT
Shqipëri

Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja

Shpallen në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto te akuzuar per skandalin e inceneratoreve.

Policia e Shtetit me kerkese të SPAK ndermori kete hap pasi deshtoi gjetja e tyre pas kontrolleve brenda Shqiperise.

Kerkesa per shpalljen e tyre ne kerkim nderkombetar u be me kerkese te SPAK  pas deshtimit për ti arrestuar.

Autoritetet kane kryer një sërë kerkimesh në vendin tonë, dhe tashme i nxjerrin ne listen e Interpolit.

Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, janë në kërkim Stela Gugallja, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Lefter Kokës, ish-Minister i Mjedisit aktualisht i arrestuar, me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive duke u vjedhur shtetit rreth 3.6 milion euro.


MË SHUME NGA Shqipëri