Bad Bunny paralajmëron turne në Amerikën Veriore dhe Jugore
BKT
Magazina

Bad Bunny paralajmëron turne në Amerikën Veriore dhe Jugore

Artisti Bad Bunny ka njoftuar se së shpejti do të nis një tjetër maratonë koncertesh rreth Amerikës Veriore dhe Jugore.

“Bad Bunny: World’s Hottest Tour” do të nis më 5 gusht në Orlando dhe përfundon në dhjetor.

DJ Alesso dhe Diplo do t’i bashkohen reperit nga Puerto Rico në koncertet e tij në data të caktuara.

Biletat për këto koncerte do të dalin në shitje që nga e mërkura.

Njoftimi për turneun nëpër stadiume vjen pak kohë pas atij në arenat e brendshme i quajtur, “El Último Tour Del Mundo”, që fillon muajin e ardhshëm.

Koncerti i Bad Bunny për datën 9 shkurt, ka thyer rekord për më së shumti bileta të shitura në ditën e parë kur dolën në shitje.


MË SHUME NGA Magazina