16:33 / 26.01.2022
Hovenier: Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, s`janë në pyetje
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka deklaruar për RTK-në se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.
“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier.
Intervistën e plotë me ambasadorin amerikan Hovenier do të mund ta ndiqni sonte në orën 20:10 në "RTK Prime".























