Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani
BKT
Sport

Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani

Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau, ka njoftuar vetë klubi prishtinas përmes një komunikate.

"Prishtina barazon në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazaikstani, Atyrau, me rezultat 2:2.

Në ndeshjen e zhvilluar në një nga fushat e kompleksit "Titanic" ku po qëndron skuadra prishtinase, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja ekipet.

Prishtina kaloi e para në epërsi me ç'rast në minutën e 30, Endrit Krasniqi e shërbeu në të majtë Mendurim Hotin, i cili gjuan bukur drejt portës, teksa në tentim për ta larguar topin, një nga futbollistët kazak e dërgon në portë për 1:0.

Atyrau i barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë (35).

Prishtina golin e dytë e realizoi në minutën e 40 pas një aksioni briliant me shumë pasime.

Sërish Endrit Krasniqi asisoi, kësaj radhe për Lorik Boshnjakun e ky i fundit brenda zonës e dërgon topin në rrjetë për 2:1.

Kazakët në minutën e 50 të pjesës së dytë sërish i barazuan shifrat në 2:2.

Deri në fund të ndeshjes u regjistruan edhe disa raste për shënim, mirëpo rrjetat mbetën të paprekura deri në fund.

Kjo është miqësorja e dytë e Prishtinës në Antalia, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Chernomorest Odesa (4:0).

Takimi i radhës kontrollues luhet më 27 janar (e enjte) ndaj ekipit polak Gornik.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq në bregdetin turk po qëndron tash e nëntë ditë".