22:19 / 26.01.2022
Kendall Jenner bëhet fytyra e re e kompanisë “Messika”
Supermodelja Kendall Jenner, është emëruar fytyrë e re për makën e bizhuterive ‘Messika’.
Ajo ka nisur fushatën me 18 janar, ku shihet me një shkëlqim duke dalë nga pishina e veshur me një kostum të zi dhe me bizhuteri nga marka.

Messika u shpreh për vendimin e saj për të emëruar Jenner si fytyrë të fushatës së markës së saj ishte sepse gjithmonë është frymëzuar prej grave dhe një frymëzim të tillë e ka edhe tek Jenner.
“Gratë më frymëzojnë përmes individualitetit të tyre. Unë e shoh Kendall si një mishërim të gruas misterioze, e lirë dhe që ka në kontroll fatin e saj. Ajo është gjithashtu një grua e fortë dhe me ndikim. Ajo është një reflektim i brezit të ri”.























