VIDEO-Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë në periudha të vështira
BKT
Lajme

VIDEO-Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë në periudha të vështira

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Hysen Hyseni, kryetar i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel”, tha se kjo ditë është me rëndësi për gjithë botën.

"Historia e holokaustit lidhet me vuajtjet e hebrenjëve", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në Kosovë janë 57 pjesëtarë të komunitetit hebre.

Holokausti ishte gjenocidi i hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milion hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.  

 


MË SHUME NGA Lajme