09:33 / 27.01.2022
Pezullimi për shkak të motit, sot rinis mësimi në shkolla
Rritja e temperaturave rikthen në shkollë nxënësit dhe mësuesit pas 3 ditë pezullim të mësimit për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Ministria e Arsimit përmes një udhëzimi pritet të vendosë për zëvendësimin e orëve të humbura për nxënësit.
Ministrja Evis Kushi gjatë një dalje publike dje deklaroi se vendimmarrja për pezullimin e mësimit ishte i drejtë për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe mos pasur asnjë pasojë nga kushtet jo normale të motit që përjetoi Shqipëria.