Basha: Bashkë për të ardhmen për demokraci dhe institucione të forta
Shqipëri

Basha: Bashkë për të ardhmen për demokraci dhe institucione të forta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndarë sot videon nga takimi i zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës me demokratët në Korçë.

Basha shprehet se demokratët janë të vendosur për demokraci dhe institucione të forta.

“Bashkë për të ardhmen! Për demokraci, institucione të forta, ekonomi të lirë dhe një politikë për njerëzit, që na bashkon rreth vlerave dhe shpresës për një Shqipëri më të mirë”, shprehet Basha.