11:22 / 27.01.2022
Inspektoriati ndërtimor i bashkisë dhe policia bashkiake zbarkojnë në FSHF
Inspektoriati ndërtimor i bashkisë dhe policia bashkiake kanë zbarkuar në FSHF.
Një veprim i tillë ndërmerret 3 ditë pas publikimit të audiopërgjimit ku kryetari i bashkisë Erion Veliaj kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.
Po atë ditë, 24 janar 2022, pak orë pas publikimit të audiopërgjimit tatimorët zbarkuan në bizneset e Dukës ndërsa në mbrëmje shpërtheu një sasi dinamiti në banesën e tij.
UEFA përmes një reagimi shprehu shqetësimin për ndërhyrjen e politikës në FSHF dhe lajmëroi se shumë shpejt do të sjellë disa zyrtarë në Tiranë./oranews