11:40 / 27.01.2022
Zgjedhjet lokale, Berisha: Jemi në negociata me LSI-në
Sali Berisha u rikthye këtë të enjte në Kuvend pas një mungese 6 mujore. Ai u shpreh ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
“Kam munguar 4 muaj pasi isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit, tani rikthehem në respekt të popullit, ndërsa për ata që janë aty nuk e meritojnë të rrish as 4 minuta në atë sallë. Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”, tha Berisha.
I pyetur nëse do të jetë në aleancë me LSI, ai u shpreh se negociatat janë në vazhdim./A2