Holokausti, Meta: Të mos lejojmë përsëritjen e ngjarjeve të tilla
Shqipëri

Holokausti, Meta: Të mos lejojmë përsëritjen e ngjarjeve të tilla

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, presidenti shqiptar Ilir Meta, ndërsa përkujtoi viktimat e Holokaustit, bëri thirrje për angazhim për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

"Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA,  Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët. 

Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore" shkruan zoti Meta ne rrjetet sociale./rtsh