Edhe Saranda Bogujevci infektohet me COVID-19
BKT
Lajme

Edhe Saranda Bogujevci infektohet me COVID-19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është infektuar me COVID-19.

Këtë e konfirmoi deputeti Armend Zemaj, i cili në fillim të fjalës së tij në seancë, u uroi shëndet të gjithë deputetëve të infektuar, kryetarit Glauk Konjufca dhe në fund siç tha ai, nënkryetares.

Seancën e sotme ku po debatohet mbi gjendjen e pandemisë në Kosovë, po e drejton Kujtim Shala.

Ndërkaq, sipas burimeve të rtklive.com në Kuvendin e Kosovës, IKSHP është duke testuar të gjithë deputetët.


MË SHUME NGA Lajme