EUROSTAT: Shqipëria me numrin më të vogël të vjedhjeve për banor
Shqipëri

EUROSTAT: Shqipëria me numrin më të vogël të vjedhjeve për banor

Shqipëria rezulton si vendi me më pak vjedhje për 100 000 banorë, sipas statistikave të përditësuara nga EUROSTAT, që tregojnë se ajo ka vetëm tre vjedhje për 100 000 banorë përgjatë vitit 2019, sipas landgeist.com.

”Të kesh diçka të vjedhur është një ndodhi e keqe, por të kesh diçka të vjedhur me dhunë është një përvojë shumë e pakëndshme dhe ndonjëherë traumatizuese, sipas saj.

”Kjo hartë tregon numrin e grabitjeve të raportuara në vitin 2019 për 100 000 banorë. Të dhënat vijnë nga EUROSTAT, i cili i bazon këto shifra në raportet e policisë nga secili vend.

Një grabitje përkufizohet nga EUROSTAT si një mjet për të vjedhur nga dikush duke përdorur forcë fizike, armë ose kërcënim.

Ka disa vende në këtë grup të dhënash që dallohen qartë.

Belgjika, Spanja dhe Anglia dhe Uellsi kanë përqindjet më të larta të grabitjeve në Evropë.

Në Portugali, Suedi dhe Luksemburg, shkalla e grabitjeve është gjithashtu mjaft e lartë.

Norma më e ulët e grabitjeve mund të gjendet kryesisht në Evropën Lindore, por edhe në Islandë dhe Norvegji.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka po ashtu të dhëna alarmante. Atje regjistrohen 132 vjedhje për 100 000 banorë. Portugalia e ndjek me 106, Suedia me 88 dhe Holanda me 50 vjedhje.

Kosova shkon në 11, Mali i Zi në 15, Serbia 17 e Maqedonia e Veriut në 20./ atsh


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa