Kupa e Shqipërisë/Teuta e mposht Skënderbeun
Sport

Kupa e Shqipërisë/Teuta e mposht Skënderbeun

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Skënderbeut dhe asaj të Teutës, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Teutës ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Skënderbeut.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për skuadrën mysafire e shënoi sulmuesi 23 vjeçar Rubin Hebaj në minutën e 61’ të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 9 shkurt, ku skuadra e Teutës do ta pres në shtëpi Skënderbeun.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Teutës.