Kusari-Lila: Do të fillojë faturimi i rrymës në veri
Lajme

Kusari-Lila: Do të fillojë faturimi i rrymës në veri

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte e ftuar në emisionin “RTK Prime” në Radiotelevizionin e Kosovës, e cila me gazetaren Fitore Rexhepi foli pos gjendjes pandemike në vend, edhe për shtrenjtimin e rrymës si dhe korrupcionin.

Sipas saj, shtrenjtimi i rrymës erdhi si rrjedhojë e politikave jo të mira drejt vetëdijësimit e kursimit të saj ose zgjidhjeve tjera alternative. 

“Askush nuk do të ishte në favor të rritjes së çmimeve, por një gjë e tillë ishte e paevitushme. Qeveria ka marrë masa edhe tjera si rritjen e pensioneve dhe asistencën sociale në disa kategori dhe është më mirë se siç ka qenë përpara”. 

“Shtrenjtimi i rrymës është problem jo vetëm i Kosovës por global që erdhi nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nga kufizimi i përçuesit të gazit. Ne po ballafaqohemi, ashtu si edhe vendet tjera që na rrethojnë me situatë të vështirë të energjisë elektrike. Reduktimet po ndodhin si pasojë e punimeve dhe distribuimit, kurse rritja e çmimit është pasojë e rritjes së çmimit të importit. Të gjitha varen nga kërkesa se sa duhet të importojmë në raport me sa prodhojmë në bazë të tregut ndërkombëtar”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo përmendi se nga viti 2017 deri në vitin 2021 pati 40 përqind rritje të konsumit të energjisë, rritje kjo e paimagjinueshme.

Sipas, Kusari-Lila shprehet se këtë situatë po e shtyjnë përmes konsultimeve që mbi 60 përqind e amvisërive mos të ndikohe nga rritja e kapaciteteve me 600 kë/h. 

Gjatë emisionit u përmend edhe subvencioni për kategoritë sociale.

“Po punohet që të kemi një listë të amvisërisë të një pjese të kategorisë sociale që nuk kanë të ardhura e mos të jenë të përfshira në tarifat e rritjes së çmimit”, tha Kusari-Lila.

“Në vitin 2009 vendi iu ofrua mundësia për një projekt masiv për prodhim të kapaciteteve prej 2100 mgë/h por nuk u realizua për shkkak të politikave të kaluara”, tha ajo. 

Pastaj, deputetja përmendi edhe disa procese tjera ndërkohë që tentonin të gjenin mënyra të financimit që Kosova mos të jetë mysafir në vendin e vet.

Edhe në kohën kur u privatizua KEK kishte kundërshtime që të mos krijohet monopol dhe të rriten investimet në 300 milionë euro. 

“Qeveritë e kaluara, edhe kur kam qenë unë atë kohë kemi marrë vendime që kemi menduar se janë të drejta, por tash nga ato vendime të kaluara i shohim gabimet dhe reflektojmë pozitivisht për hapat që do të ndërmarrim përpara”, u shpreh ajo.

“Energjia elektrike nuk është vetëm e drejtë qytetare, por edhe strateg i sovranitetit dhe sigurisë nacionale”, u shpreh Kusari-Lila, e cila vazhdoi se sot në botë aplikohen politikat mjedisore, si efiçenca e energjisë dhe ajo e ripërtërijshme.

Gjatë intervistës, nuk u la anash as cështja me mosinkasimin e faturave në veriun e Kosovës, për të cilën Mimoza Kusari-Lila përmendi disa fakte që ekzistojnë që 22 vjet. 

“Qeveria PAN me bordin e ZRRE-së kanë menaxhuar mënyrën e furnizimit me rrymë në veri. Që 22 vjet nuk faturohet në veri, ky është fakt. Mirëpo, ne po bëjmë aktivitet intenziv në Prishtinë dhe Bruksel që të fillojë inkasimi dhe faturimi në veri. KOSTT furnizon veriun dhe ka qenë vendim i Gjykatës Kushtetuese që KOSTT të furnizojë veriun. Kjo i ka kushtuar shumë Kosovës dhe ka pasur raste kur çmimi për Mgë/h ka mbërri deri në 500 euro”.

“Sigurisht që edhe në veri do të paguhet rryma. Me Avokatin e Popullit është diskutuar se është e padrejtë që jugu të paguajë rrymën edhe për veriun nga buxheti, mirëpo ne atje po paguajmë sovranitetin. Në atë moment që ndërprejmë furnizimin në veri, Serbia fillon furnizimin dhe e mbulon deri te ura e Ibrit”, u shpreh Kusari-Lila. 

Për renditjen e Kosovës më lartë në raportin e përceptimit të korrupcionit nga Transparency International për vitin 2021, Kusari-Lila u shpreh se duhet të vlerësohen meritat e institucioneve të vendit. 

“Partitë opozitare kanë krijuar bindje se ne po çkapim institucionet për të kapur ne, por është e kundërta. Po shihet se ka demokraci funksioale që po ndodhë në institucionet tona. Për mua nuk është i rëndësishëm viti se ka vlerësime tjera. Gjatë mandatit do të kemi rast të tregojmë qëllimet dhe jemi në rrugën e drejtë. Në vitet në vijim do të shihen efektet më thellësisht të punëve tona”, tha Kusari-Lila. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa