SJP nuk i hoqi kurrë takat në xhirimet e filmit “And Just Like That”
Magazina

SJP nuk i hoqi kurrë takat në xhirimet e filmit “And Just Like That”

Sarah Jessica Parker ka një pasion për modën, veçanërisht kur bëhet fjalë për këpucët.

Dhe ylli është aq e rehatshme me taka të larta sa nuk i hoqi kurrë gjatë xhirimeve, pavarësisht se ditët e xhirimeve zgjatën deri në 14 orë.

Një aktor në sfond nga seriali tha për ‘podcastin’ Hot Takes dhe Deep Dives se 56-vjeçarja asnjëherë nuk i hoqi takat gjatë xhirimeve.

“Ato zonja janë ushtarë sepse unë kam veshur këpucë të rehatshme Cole Haan, Nike, atlete dhe këmbët ishin të vdekura në fund të ditës”, tha ai.

“Pas tetë orësh isha ulur në dysheme sepse thosha, ‘Nuk mund të ngrihem më në këmbë’”.

Ndërsa ai tha se ‘herë pas here’ anëtarët kryesorë të kastit të serialit bënin një pushim për t’u ulur ose për të ndryshuar këpucët, Sarah Jessica Parker nuk ishte një prej tyre.

“Kurrë nuk e kam parë Sarah Jessica Parker të heqë takat një herë”, tha ai.  “Ajo ishte me taka gjatë gjithë ditës”, shtoi ai.

Sarah Jessica Parker është e njohur për dashurinë e saj ndaj këpucëve, madje ka linjën e saj të njohur të këpucëve të quajtur SJP.