Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt për organizimin e takimit "Ismail Kadare, një disidencë letrare", nga ASHAK.

I ftuar në emision do të jetë Xheladin Rexhepi, autor i librit”Shitësit e Borës”.

Krenare Sogojeva Dërmaku, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, do të flas për konferencën për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e shprehjes "Tash më sigurt", si dhe për ditën evropiane për mbrojtjen e të dhënave përsonale.

Ismet Shemsedini, në lidhje të drejtpëdrejt do të flas për libraritë dhe interesimin e lexuesve për librat.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.