BE dhe SHBA nxisin Kuvendin të votojë për mandatet të organeve të Vettingut
BKT
Shqipëri

BE dhe SHBA nxisin Kuvendin të votojë për mandatet të organeve të Vettingut

Bashkimi Europian nxit Kuvendin e Shqipërisë që të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Përmes një deklarate, thuhet se përfundimi i procesit të Vettingut është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa thekson se pret që zgjatjen e mandateve ta votojnë të gjithë deputetët.

“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

Edhe ambasada amerikane në Tiranë, në një reagim në Twitter duke shpërndarë njoftimin e BE-së, thotë se “SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe është dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara”. /tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri