09:14 / 28.01.2022
Ronaldo me urim të veçantë për ditëlindjen e Georgines
Sot feston ditëlindjen e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.
E Ronaldo, me këtë rast, i ka bërë asaj një urim shumë të veçantë.
Ai e uroi duke e vënë imazhin e saj në kullën më të lartë në Dubai, Burj Khalifa.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”, ka qenë urimi i futbollistit të njohur për të dashurën e tij.