Ndahet nga jeta kleriku i njohur Dom Gjergj Simoni
Shqipëri

Ndahet nga jeta kleriku i njohur Dom Gjergj Simoni

Ndahet nga jeta, në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni.

Ishte vetë Famullia Grudë e Re e cila shpërndau lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të klerikut katolik.

“Të dashur Besimtarë, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitarët dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit. Pushofsh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni”.

Kleriku është autor i shumë botimeve, ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Pas më shumë se 30 vitesh nga lirimi i tij nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist.

Dom Gjergj Simoni në hetuesi, por edhe në sallën e gjyqit deklaroi në atë kohë me guxim se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit. Në fillim të viteve ’90, Dom Gjergj Simoni është ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.

Dom Gjergj Simoni lindi me 08.12.1933 dhe mori formim tё mesëm nёn kujdesin e françeskanve.

Natёn e Pashkёve  të vitit 1977  ai u denua 10 vjet burg.

Më  21 prill  1991 u shugurue meshtar nё moshën 58 vjeç dhe shërbeu si klerik në disa zona të veriut të vendit.

Vec të tjerave ai ka botuar edhe disa vepra./vp


MË SHUME NGA Shqipëri