Spartak Braho përfundon në SPAK
Shqipëri

Spartak Braho përfundon në SPAK

Spartak Braho ka përfunduar në prokurorinë e posaçme, për shkak të një deklarate të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit, në oborrin e PD-së.

Ka qenë Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike që ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos.

Ka qenë deputeti Flamur Noka i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, kërkesë partinë për Brahon.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes. Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A./abcnews.al/