Zgjedhjet e "6 marsit", Duka: Do ketë surpriza në disa bashki
Shqipëri

Zgjedhjet e "6 marsit", Duka: Do ketë surpriza në disa bashki

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, bëri një analizë të situatës politike në vend dhe dha parashikimet e tij për zgjedhjet vendore të pjesshme të “6 marsit”.

“Garë do të ketë patjetër. Mazhorancës i leverdis të ketë një process të rregullt. PD e Bashës por dhe grupi i Rithemelimit pretendon se është PD e vërtetë. Kështu që dy palët do tentojnë të marrin sa më shumë vota në krahasim me njëra-tjetrën.

Duke qenë se janë zgjedhje vendore, kandidati tërheq diçka më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare, prandaj mund të kemi një surprizë në ndonjë bashki.

Në Shkodër për shembull mendoj se prapë pretendente do jetë e djathta.

Durrësi ka një kandidate me profil jo të lartë politik. Nëse do ishte opozita e bashkuar, do të fitonte opozita.  Mund të ketë surpriza në disa bashki,” tha Duka.

Me kë jeni aleatë?

“Ne së shpejti do dalim në konferencë me 4 aleatët, preferojmë të mos bëjmë aleancë me ndonjë grup sepse kështu theksojmë më shumë përçarjen. Kam folur dhe me Bashën dhe me Berishën, dhe ia kam thënë këto që kam thënë dhe në media,” tha Duka./gazetashqip


MË SHUME NGA Shqipëri