E moshuara në Fier humbi jetën nga acari
Shqipëri

E moshuara në Fier humbi jetën nga acari

Liljana Sema është 67-vjeçarja e cila u gjet e vdekur si pasojë e temperaturave të ulëta, në një shtëpi të rrënuar, në fshatin Fërras në Fier.

Sema kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 67-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.

Djali i 67-vjeçares, Kushtrimi, ka thënë se edhe një rezistencë që i kishte blerë për ditëlindje nëna nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike. Kurse, motra e Liljanës tregon për kushtet e vështira në të cilat ajo jetonte, duke mos pasur askënd që t’i vinte në ndihmë./shekulli


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa