12:43 / 28.01.2022
PD: Rama dhe Berisha njësoj, mbrojnë të njëjtat interesa
Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa.
Në një reagim pas deklaratave të Kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha në intervista televizive, Partia Demokratike thekson se Rama dhe Berisha janë njësoj.
“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thekson PD./atsh