Për herë të parë, Minni Mouse heq fustanin e kuq, vesh pantallona
Magazina

Për herë të parë, Minni Mouse heq fustanin e kuq, vesh pantallona

Miushja më e famshme në botë, Minnie Mouse, vjen me një pamje krejtësisht të re, për nder të 30-vjetorit të Disneyland në Paris.

Minnie do veshë pantallona për herë të parë.

Sipas CNN, veshja e re e miushes është kuruar nga stilistja e modës Stella McCartney.

Pamje e re e Minnie ka qarkulluar në rrjet orët e fundit, ndërsa fotografia zyrtare e miushes me pantallona do të prezantohet në 8 mars. Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 30 vjetorin e Diseneyland Paris.

Mësohet se veshja e re e Minnie do të jetë një kostum blu me pika të zeza.