15:23 / 28.01.2022
Mbi 4 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 316 qytetarë
Në këtë interval kohor kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 3 mijë e 617 persona.
Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.