Haradinaj pyet pse po hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova
Lajme

Haradinaj pyet pse po hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë apel që të mos hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova në fazën finale.

Haradinaj ka shkruar se çdo opsion që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë e dëmton rëndë Kosovën

“Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova? Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet. Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni”, ka shkruar Haradinaj.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa