Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Prixit në Almada të Portugalisë
Sport

Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Prixit në Almada të Portugalisë

Kampionja Olimpike Distria Krasniqi është në finale të Grand Prixit në Almada të Portugalisë.

Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez, transmeton KK.

Distria, në çerekfinale, mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.

Krasniqi, në finale, e pret garuesen nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.