14 kompani shqiptare në agropanairin e Beogradit
Shqipëri

14 kompani shqiptare në agropanairin e Beogradit

Panairi “Agro Belgrade 2022” i cili është një event i përvitshëm që vizitohet nga shumë qytetarë të Ballkanit dhe të Evropës, mirëpret Shqipërinë e cila përfaqësohet me 14 kompani prodhuese dhe eksportuese në Ballkan dhe Evropë të frutave e perimeve, verës, mjaltit si dhe vajit të ullirit.

Lajmi është njoftuar  nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila njofton se në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është duke u mbajtur panairi “Agro Belgrade 2022”.

“Shqipëria përfaqësohet me 14 kompani prodhuese dhe eksportuese në Ballkan dhe Evropë të frutave e perimeve, verës, mjaltit si dhe vajit të ullirit. Falë shijes së mirë, cilësisë dhe standardeve që produktet tona plotësojnë, interesi ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Tregues domethënës për këtë fakt janë shifrat e eksportit dhe harta e gjerë e vendeve ku ato shiten”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.