Këngëtari argjentinas, Diego Verdaguer vdes pas komplikimeve me COVID-19
Magazina

Këngëtari argjentinas, Diego Verdaguer vdes pas komplikimeve me COVID-19

Këngëtari argjentinas, Diego Verdaguer ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Sipas raportimeve, ai thuhet se vdiq nga ndërlikimet e COVID-19, shkruan People.

Verdaguer vdiq të enjten (27 janar) në një spital në Los Angeles, konfirmoi një përfaqësues i Verdaguer.

Familja e këngëtarit njoftoi vdekjen e tij përmes një mesazhi të postuar në Instagram dhe Twitter të premten.

“Me pikëllim të madh informojmë të gjithë fansat dhe miqtë e tij se Diego ynë i dashur vdiq sot për të vazhduar rrugëtimin dhe krijimtarinë e tij në një formë tjetër të jetës së përjetshme. E gjithë familja e tij është e zhytur në këtë dhimbje, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj në këto kohë të vështira”, thuhet në mesazh.

Verdaguer u diagnostikua për herë të parë me COVID-19 në dhjetor dhe ishte shtruar në spital, sipas The Associated Press.

Verdaguer ka lindur në Buenos Aires në vitin 1951. Ai publikoi këngën e tij të parë, “Lejos del Amor”, kur ishte vetëm 17 vjeç. Verdaguer më vonë u transferua në Meksikë në vitin 1980 dhe kishte nënshtetësi argjentinase dhe meksikane.

Këngëtari, i cili krijoi dy albume të frymëzuara nga Meksika – |Mexicano Hasta Las Pampas” në vitin 2009 dhe “Mexicano Hasta Las Pampas 2” në vitin 2014.

Verdaguer pati një karrierë të suksesshme 50-vjeçare, e cila përfshinte hite të shumta si “Volvere”, “Corazón de Papel”, “Tonta”, “Ladrona” dhe “Voy a Conquistarte”.

Verdaguer u nominua për një Grammy Latine në 2009 për albumin “Mexicano Hasta Las Pampas”, sipas Billboard.