16:55 / 29.01.2022
Deklarohen nga Qeveria pas protestës së PSD-së
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, reagoi pas protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës. Ai shkroi se përkundër përpjekjeve për të eskaluar situatën, ajo ishte paqësore.
Kryeziu falënderoi oficerët për profesionalizmin ndërsa qytetarët për mbështetjen ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin. Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, shkroi Kryeziu.























