Ekipi olimpik i Kosovës udhëton drejt Pekinit
BKT
Sport

Ekipi olimpik i Kosovës udhëton drejt Pekinit

Ekipi i sportistëve olimpik të Kosovës ka udhëtuar sot drejt Pekinit të Kinës, ku nga data 4 deri më 20 shkurt do të zhvillohen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore.

Ekipi olimpik i Kosovës, që përbëhet nga dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, u nisën sot drejt Kinës nga aeroporti “Adem Jashari”, ku me ta ishin edhe trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Për shkak të masave kundër Covid-19, të katër anëtarët e ekipit olimpik kanë pranuar dy teste negative, kurse një tjetër test do t’iu bëhet kur të arrijnë në aeroportin e Pekinit.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të ekipit kosovarë në Fshatin Olimpik, atyre do t’iu nevojitet që të testohen çdo ditë.

Para nisjes drejt Pekinit, trajneri Agim Pupovci është shprehur optimist se të dy garuesit do ta përfaqësojnë në mënyrë të denjë Kosovën në këto Lojëra Olimpike Dimërore.