Grenell pas protestes për rrymen: Kurti refuzoi ndihmën e SHBA-së për gazin
BKT
Lajme

Grenell pas protestes për rrymen: Kurti refuzoi ndihmën e SHBA-së për gazin

Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka bërë një reagim pas protestës së PSD-së, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ai përmes një postimi në Twitter, tha se kryeministri Kurti, kishte refuzuar ndihmën e SHBA-së për gazin. Deklaratat e tij po bëhen në kohën kur Kosova është në periudhën e krizës.

“Qeveria aktuale e Kosovës, në krye me Albin Kurtin ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për gaz, gjë që do të ulte në mënyrë dramatike çmimet. Populli duhet të jetë zemëruar”, ka shkruar Grenell.


MË SHUME NGA Lajme