Phoenix realizon fitoren e 10-të radhazi, zhgënjejnë Milwaukee e LA Lakers
BKT
Sport

Phoenix realizon fitoren e 10-të radhazi, zhgënjejnë Milwaukee e LA Lakers

Phoenix përmbys San Antonion dhe merr fitoren e 10-të radhazi në NBA. Të gjitha skuadrat e tjera favorite për fitimin e titullit humbasin në ndeshjet respektive.

Disfata më e rëndë është ajo e Milwaukee, që mposhtet në shtëpi nga Denver me një diferencë prej 36 pikësh.

Utah mundet nga Minnesota, Cleveland bie në Detroit, ndërsa Dallasi dorëzohet përballë Orlandos. Lakers munden bindshëm nga Atlanta e Trae Young.

PHOENIX SUNS-SAN ANTONIO SPURS 115-110

Nën-kampionët në fuqi të NBA vuajnë më shumë seç ishte parashikuar, por në fund arrijnë të përmbysin gjithçka dhe të fitojnë përballë San Antonios, duke shkëlqyer në periodën e fundit ku fituan 36-19.

5-ja e parë e Suns-ave shënojnë të gjithë mbi 10 pikë, por është Chris Paul ai që dirigjon orkestrën me 20 pikë dhe 19 asiste, ndërsa Devin Booker shënon 28 pikë. Vendasit arrijnë fitoren e 10-të radhazi në kampionat dhe të 40-n këtë sezon.

MILWAUKEE BUCKS-DENVER NUGGETS 100-136

Denveri arrin një fitore të madhe në transfertë përballë kampionëve në fuqi të Milwaukee. Nikola Jokic fiton duelin me Giannis Antetokounmpo. Serbi udhëheq skuadrën e tij, duke realizuar 18 pikë dhe 15 asiste. Aaron Gordon me 24 pikë dhe Monte Morris me 18 pikë lënë shenjën e tyre në këtë fitore të rëndësishme. Antetokounmpo realizon 29 pikë për Bucks, por këto nuk mjaftojnë për të evituar humbjen.

DETROIT PISTONS-CLEVELAND CAVALIERS 115-105

Detroit dominon periodën e katërt dhe arrin që të marrë një fitore të madhe përballë Clevelandit. Pas katër humbjeve radhazi Pistons rikthehen tek suksesi, falë një Cade Cunningham në superformë (19 pikë, 10 rebounde dhe 10 asisit) dhe 31 pikëve të  Saddiq Bey.

Darius Garland realizoi 24 pikë për Cavaliers, por sulmi i miqve zhgënjeu në fundin e ndeshjes, pasi shënoi vetëm 6 pikë në 9 minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshjet e tjera të NBA:

MINNESOTA TIMBERWOLVES-UTAH JAZZ 126-106

ORLANDO MAGIC-DALLAS MAVERICKS 110-108

ATLANTA HAWKS-LOS ANGELES LAKERS 129-121

CHICAGO BULLS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 130-116

CHARLOTTE HORNETS-LOS ANGELES CLIPPERS 90-115