11:35 / 31.01.2022
Kurti: Me Escobar takohem për herë të parë sot
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot para mediave së bashku me presidenten Vjosa Osmani për vizitën e Escobar dhe Lajçak në Kosovë.
Ai ka thënë se për të do të jetë takimi i tij i parë me Escobar.
“Për mua do të jetë takimi i parë me z.Escobar. Kemi folur dy herë në telefon, por është hera e parë që takohemi, andaj do të ishte më e drejtë që të prononcohemi pas takimit”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.
Ndryshe, vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.























