Programi i nesërm i emisionit "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër, e martë, në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë" në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Studentët Artina Kabashi, Florent Kuçi, Gentrit Kalludra, Venera Gashi do të lidhen direkt me studion nga Chicago për të diskutuar rreth studimeve jashtë vendit.
Pastaj do të ketë informata nga terreni rreth raportit dhe dokumentarit “KËRKESAT E TREGUT TË PUNËS DHE KAPACITETET E SHKOLLAVE PROFESIONALE NË KOSOVË”.
Si çdo të martë, studio do të lidhet me edicionin special të Deutche Welle.
Pas përfundimit të edicionit të Deutche Welle, në studio do të jetë e ftuar Albina Shabani-Rama Kryetare e Gjykatës Themelore Prishtinë. Ajo do të flase për menaxhimin, sfidat dhe reformat e gjykatës që drejton.
Për të diskutuar rreth procesit mësimor online ose skenarit C, i ftuar do të jetë Betim Sylejmani, Drejtor i shkollës "Elena Gjika" në Prishtinë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























