Reali nuk bën asnjë lëvizje në afatin kalimtar
BKT
Sport

Reali nuk bën asnjë lëvizje në afatin kalimtar

Real Madridi nuk do të bëjë asnjë lëvizje këtë janar dhe pavarësisht se ka studiuar mundësitë e merkatos nga drejtuesit e sportit, ata nuk kanë gjetur asnjë faktor që mund të përmirësojë skuadrën.

Në parim, largimet e Ceballos, Marianos apo Jovicit ishin vlerësuar , por më në fund klubi nuk dëshiron ta zvogëlojë skuadrën për të përballuar pjesën e fundit të sezonit.

Duhet mbajtur mend se Florentino Perez nuk ka qenë asnjëherë një mbrojtës i madh i merkatos së dimrit dhe pikërisht vitet që ai ka nisur për të gjuajtur në janar kanë qenë operacione që me kalimin e kohës janë kthyer në lëvizje të këqija.

Tani, Real Madridi po përgatitet për verën ku shpreson të mbyllë nënshkrimin e Kylian Mbappe.