13:23 / 31.01.2022
Riatdhesohen 40 emigrantë shqiptarë, të paligjshëm në shtetet e BE-së
40 emigrantë shqiptarë të paligjshëm në shtetet e BE-së u riatëdhesuan në Tiranë, në operacionin e parë të rikthimit të organizuar nga Frontex në bashkëpunim me autoritetet italiane, spanjolle dhe ato shqiptare.
Fluturimi filloi nga Madridi me disa shqiptarë dhe kishte një ndalesë në Romë për të marr edhe disa shqiptarë të tjerë, njofton albinfo.ch.























